Flash News

Bota

Emigrantët e paligjshëm, OKB akuzon Britaninë për shkelje të detyrimeve ndërkombëtare

Emigrantët e paligjshëm, OKB akuzon Britaninë për shkelje

Më shumë se 45,000 emigrantë shkuan ilegalisht në Britani përgjatë vitit 2022, duke detyruar Mbretërinë e Bashkuar të ndërmerrte masa. 1/3 e emigrantëve të paligjshëm ishin shqiptarë.

Qeveria britanike do që njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe të dërgohen me avionë në Ruandë.

Nisur nga kjo, OKB akuzon Londrën për shkelje të detyrimeve të saj ndërkombëtare, sipas DW. Megjithatë kryeministri Rishi Sunak njoftoi pak para Krishtlindjeve se në vitin 2023 do të ashpërsojë më tej legjislacionin për azilin.

Ky ashpërsim synon t'u bllokojë mundësinë për një procedurë të suksesshme azilinjerëzve që hyjnë në Britaninë e Madhe ilegalisht dhe duke anashkaluar autoritetet kufitare.

Të fundit