Flash News

Bota

Video/ Mijëra tifozë i japin lamtumirën Maradonës

Video/ Mijëra tifozë i japin lamtumirën Maradonës

Mijëra tifozë po i japin lamtumirën legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona. Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare në shtëpinë e tij në Tigre, ditën e djeshme, pasi pësoi një atak në zemër

Homazhet po zhvillohen në presidencë, në Casa Rosada në Buenos Aires, e cila është shtëpia dhe vendi ku punoi Presidenti i Argjentinës.

Arkivoli i Diegos është mbuluar me flamurin e kombëtares argjentinase, si dhe atë që ai e ka mbajtur për vite më radhë në shpinë, fanellën me numrin 10.

Rradhë të gjata ka pasur para hyrjes në presidencë, ku nuk kanë munguar as tensionet e disa personave me policinë.

Të fundit