Flash News

Bota

Ende 121 persona nën rrënoja, sot do shembet edhe pjesa tjetër e objektit 12 katësh në Miami

Ende 121 persona nën rrënoja, sot do shembet edhe pjesa tjetër e

Përpjekjet për kërkimin e të mbijetuarëve nën rrënoja në Miami janë pezulluar, pasi sot në orët e vona do të bëhet edhe shembja e pjesës tjetër të ndërtesës me anë të shpërthimit të kontrolluar.

Plani i prishjes së objektit u afrua në kohë, pasi pritet që vendi të goditet nga një stuhi tropikale. Janë ende 121 persona nën rrënoja, ndërsa numri i viktimave deri më tani është 24.

Shpresat për persona të gjallë nën rrënoja sa vijnë e shuhen, pasi kanë kaluar tetë ditë nga shembja e një pjese të objektit 12 katësh në Miami.

Mbetjet që do të sjellë stuhia pritet që ta vështirësojnë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit, ndaj dhe aksioni do të përshpejtohet këto ditë.

Burimi: BBC

Të fundit