Flash News

Bota

Erdogan do të shpallë "non grata" 10 ambasadorë të vendeve perëndimore, mes tyre dhe të SHBA-së

Erdogan do të shpallë "non grata" 10 ambasadorë të

Turqia do të shpallë "non grata" 10 ambasadorë. Lajmi është konfirmuar nga mediat e huaja, të cilat shkruajnë se presidenti Recep Tayyip Erdogan ka vënë në shenjëstër 10 kryediplomatë të vendeve perëndimore.

Këta të fundit kishin nënshkruar një apel për lirimin e filantropit anti-Erdogan,  Osman Kavala, i cili është ndaluar për më shumë se 4 vjet.

Vendimin e ka konfirmuar vetë Erdogan, ndërsa ambasadorët që do të shpallen "non grata" janë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë, etj.

Të fundit