Flash News

Bota

Erdogan "injoron" samitin për ndryshimet klimatike, kthehet në Stamboll

Erdogan "injoron" samitin për ndryshimet klimatike, kthehet

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan është kthyer në Stamboll në vend që të marrë pjesë në samitin e klimës COP26 të Kombeve të Bashkuara në Glasgoë të Skocisë.

Mediat e huaja raportojnë se presidenti u kthye në Stamboll të dielën në mbrëmje, direkt pasi mori pjesë në samitin e G20 në Romë.

Erdogan pritej të fliste në samitin COP26 të hënën dhe të martën, për të paraqitur se si Turqia planifikon të përmbushë objektivat e reduktimit të emetimeve për të cilat ka rënë dakord sipas marrëveshjes së klimës së Parisit.

Presidenca turke nuk ka dhënë një arsye zyrtare për anulimin e papritur të planeve të Erdoganit për të marrë pjesë në samit, ku Ankaraja kishte shpresuar gjithashtu të zhvillonte takime me presidentin amerikan Joe Biden dhe liderë të tjerë botërorë për një sërë temash.

Ministri turk i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, pritet ende të marrë pjesë në samitin COP26 dhe të përfaqësojë Turqinë.

Të fundit