
Flash News
Reagon kandidati i Alibeajt: Pse hoqa dorë nga gara për bashkinë e Librazhdit
Qëndronte në Shqipëri me identitet të rremë/ Mori 9 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
Në prag të zgjedhjeve/ Rama premton rritje të pagës mesatare: Synojmë të arrijmë objektivin prej 900 eurosh
“Jemi në një gjendje të pashembullt”, Berisha: Rama po zbaton doktrinën e Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve
Kundërshtoi kontrollin në shtëpinë e bashkëjetueses, GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt
Erdogan nuk tërhiqet/ Jep ‘ok’ për Finlandën, bllokon rrugën e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë që Ankaraja mund të pajtohet që Finlanda të bashkohet me NATO-n, por jo Suedia. Ai kritikoi refuzimin e Suedisë për të ekstraduar dhjetëra njerëz të dyshuar të lidhur me grupet militante kurde dhe kritikë të tjerë të qeverisë së tij.
"Nëse absolutisht dëshironi të bashkoheni me NATO-n, do t'i ktheni këta terroristë tek ne," tha Erdogan.
Deklarata vjen disa ditë pasi Turqia pezulloi bisedimet për të pranuar dy vendet nordike si anëtarë. Vendimi u nxit nga një seri protestash në Stokholm, duke përfshirë atë gjatë së cilës u dogj një kopje e Kuranit.
Zyrtarët suedezë kanë dënuar protestat, por kanë mbrojtur ligjet e vendit për lirinë e fjalës. Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për t'u bashkuar me NATO-n vitin e kaluar, duke i dhënë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak.
Aplikimi i tyre duhet të miratohet unanimisht nga të gjithë anëtarët aktualë të NATO-s, por Turqia dhe Hungaria nuk kanë arritur të ratifikojnë kërkesat e tyre.
Në fjalimin e tij, Erdogan tha se Turqia tani mund të "të japë një përgjigje të ndryshme në lidhje me Finlandën", duke shtuar se "Suedia do të tronditet".
“Ne i dhamë Suedisë një listë me 120 persona dhe u thamë atyre që të ekstradojnë ata terroristë në vendin e tyre”, tha Erdogan.
Suedia ka një diasporë kurde më të madhe se Finlanda, dhe bisedimet e saj me Ankaranë për anëtarësimin në NATO kanë qenë të nxehta.
Turqia i ka bërë thirrje Suedisë që të distancohet nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet si një grup terrorist nga Turqia, SHBA dhe BE.
Si përgjigje, Suedia miratoi një amendament kushtetues i cili i lejon asaj të krijojë ligje më të ashpra anti-terror të kërkuara nga Turqia.
Si Suedia ashtu edhe Finlanda kanë hequr gjithashtu ndalimet për shitjen e pajisjeve ushtarake në Turqi, të vendosura pas ndërhyrjes ushtarake të Ankarasë në Siri në vitin 2019.
Por Turqia e ka kritikuar ashpër Suedinë lidhur me protestat e fundit në Stokholm, duke përfshirë një nga një grup mbështetës kurd, i cili vari një figurë të zotit Erdogan nga një shtyllë llambë.
Në fillim të këtij muaji, Erdogan tha se zgjedhjet turke ishin shtyrë për një muaj në 14 maj.
Burimi: BBC
Të fundit



iPhone sjell 21 emoji të reja në përditësimin e ri të iOS 16.4
29 Mars 2023, 18:23

Berisha: Sikur Shqipëria të kishte gojë, vetëm një kërkesë do kishte ndaj nesh
29 Mars 2023, 18:16








Reagon kandidati i Alibeajt: Pse hoqa dorë nga gara për bashkinë e Librazhdit
29 Mars 2023, 16:59









Taylor Swift shkruan histori, e para artiste e gjallë që e arrin këtë sukses
29 Mars 2023, 15:35
Çfarë tregon ngjyra e qenit tuaj Labrador për jetëgjatësinë e tij
29 Mars 2023, 15:18





Bebe Rexha, personazhi i veshur më bukur në “iHeart Music Radio Awards 2023”
29 Mars 2023, 14:26
BE miraton një qasje të re për të menaxhuar kërkesat për azil dhe emigracionin
29 Mars 2023, 14:19

“Thashetheme katundi”, Rama refuzon të përgjigjet për Ahmetajn dhe Vlora Hysenin
29 Mars 2023, 13:48
Brad Pitt shet vilën super luksoze në të cilën jetonte me Angelina Jolie
29 Mars 2023, 13:46


Gjurmë AND-je në gëzhojë, prova që mund të zbardhë sulmin ndaj TCH
29 Mars 2023, 13:19
Inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune"
29 Mars 2023, 13:12

Putin përgatit Rusinë për "luftë të përjetshme" me Perëndimin
29 Mars 2023, 12:59

Rama dhe Tom Doshi të ndarë më 14 maj, dalin me lista të ndryshme në Shkodër
29 Mars 2023, 12:36

“Kush ia fali Detin e Greqisë”, Shoqëria Civile protesë të heshtur para SPAK-ut
29 Mars 2023, 12:11


Njihuni me 6 vende të BE-së që ofrojnë viza për punëkërkuesit
29 Mars 2023, 11:38













A do t'i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?
29 Mars 2023, 09:09

Greqia mban zgjedhjet në 21 maj mes polarizimit në rritje
29 Mars 2023, 08:41



Temperaturat zbresin në 14°C, parashikimi i motit për sot
29 Mars 2023, 08:05
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
29 Mars 2023, 07:55

Zjarri në qendrën e emigrantëve në Meksikë, deri tani raportohen 39 të vdekur
28 Mars 2023, 22:15

Ambasadori britanik: Në Shqipëri krimi i lidhur me politikën dhe biznesin
28 Mars 2023, 22:06

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet në drejtim të një banese
28 Mars 2023, 21:45
Alimehmeti: Kjo është taksa që paguajmë në Tiranë, por nuk jemi në dijeni
28 Mars 2023, 21:31



Marrëveshja e re e BE-së, reduktohet kërkesa për gazin natyror me 15%
28 Mars 2023, 20:50


Jay-Z, reperi më i pasur me 2.5 miliardë dollarë
28 Mars 2023, 20:26




ChatGPT hapi një epokë të re në kërkim, por Microsoft mund ta 'shkatërrojë' atë
28 Mars 2023, 19:40


Zia hipokrite për Top Channel dhe hipokrizia që harron Ramën dhe pikas Berishën
28 Mars 2023, 19:00





Regjisori Lum Çitaku ftohet të jetë pjesë 'Akademisë Europiane të Filmit'
28 Mars 2023, 18:04

Jo or jo, Palin nuk e vrava unë!
28 Mars 2023, 18:00