Flash News

Bota

Erdogan paralajmëron “grusht shteti”: Do ta mbrojmë pavarësinë e Turqisë siç bëmë në 2016

Erdogan paralajmëron “grusht shteti”: Do ta mbrojmë

Zgjedhjet presidenciale të 14 majit në Turqi po afrojnë dhe përpos tensioneve të deri më tanishme, Erdogan ka menduar për t’i hedhur “benzinë zjarrit”. Lideri turk nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ka bërë me dije se nëse do jetë e nevojshme, do të mbrojë me jetë pavarësinë dhe të ardhmen e vendit si në natën e 15 korrikut.

Këtu ai iu referua grushtit të shtetit që ndodhi në korrik të vitit 2016.

"Kur të jetë e nevojshme, siç ndodhi natën e 15 korrikut, ne do ta mbrojmë me jetë pavarësinë dhe të ardhmen e vendit. Pavarësisht pengesave që do të jenë para nesh, ne nuk do të ndalemi së shërbyeri vendit tonë”, tha Rexhep Tajip Erdogan, duke shtuar se “çfarëdo sulmi që të marrim, nuk do të hedhim hije mbi demokracinë”.

"Ne ekzistojmë për t’u shërbyer 85 milionë qytetarëve me dashuri dhe pa diskriminim. Për këtë arsye pranuam shumë tradhti, tejkaluam shumë pengesa dhe zhvilluam beteja për mbijetesë. Për 21 vitet e fundit ne kemi përfunduar përgatitjet për Shekullin e Turqisë në çdo nivel."

"Me ndihmën e Allahut ne do të fillojmë Shekullin e Turqisë më 14 maj. Këtë do ta arrijmë me mbështetjen dhe lutjet tuaja siç kemi bërë për 21 vjet. Ne do ta mbrojmë marrëdhënien kundër atyre që përpiqen të mbjellin përçarje mes nesh”, -përfundoi Rexhep Tajip Erdogan në mesazhin e tij dy ditë para zgjedhjeve në Turqi.

Të fundit