Flash News

Bota

Erdogan paralajmëron tërheqjen nga politika: Në 2023 do të jetë mandati im i fundit si President

Erdogan paralajmëron tërheqjen nga politika: Në 2023 do të

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet se do të kandidojë për një mandat të fundit si president, duke njoftuar se më pas do t'ia dorëzojë stafetën rinisë, raporton Prothothema.

"Ne do të fillojmë ndërtimin e shekullit të Turqisë me mbështetjen që kërkojmë për herë të fundit në emrin tonë nga populli ynë në vitin 2023," tha presidenti i Turqisë gjatë një fjalimi në Samsuda, duke lënë të kuptohet se nëse ai fiton në zgjedhjet e 2023, do të jenë të fundit për të.

“Ne do t’ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë rinisë sonë”, shtoi ai.

Erdogan, në pushtet që nga viti 2003, dhe Partia e tij islamike-konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) shpresojnë të mbajnë kontrollin e vendit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në qershor 2023.

Por presidenti turk po përballet me shumë probleme, ndër to edhe një inflacion që ka arritur në 84.4%.

Të fundit