Flash News

Bota

Erdogan premton gjysmë milionë shtëpi për të prekurit nga tërmeti

Erdogan premton gjysmë milionë shtëpi për të prekurit

Do të rindërtojmë të gjithë rajonin jugor të vendit të gjunjëzuar nga tërmetet e fuqishme të muajit të kaluar që kushtuan 46 mijë njerëzish; presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mori një zotim të fortë përpara popullit të tij, duke treguar se situata pas katastrofës natyrore mbetet shqetësimi më i madh i qeverisë së tij.

“Sot, ndërsa lëmë pas javën e katërt që nga tërmetet, i shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në Ankara.

11 provinca të Turqisë u goditën nga tërmetet e magnitudës 7.7 dhe 7.6 javën e parë të shkurtit. Prej tyre u prekën më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi e mjaft të tjerë në veriperëndim të Sirisë. Erdogan tregoi se cili është objektivi I tij në lidhje me ata që kanë mbetur pa një kulm mbi krye dhe e shohin të ardhmen e vet sot, më të zymtë se kurrë.

“Qëllimi ynë është të fillojmë ndërtimin e 244,000 banesave dhe 75,000 shtëpive të fshatit në dy muajt e ardhshëm. Ndërtimi i 22,000 prej tyre tashmë ka ka filluar. Në total, 488,000 shtëpi të reja do të ndërtohen për të prekurit në harkun kohor të një viti“- u shpreh Erdogan.

Autoritetet turke kanë menduar edhe për nevojat më të ngutshme dhe është parashikuar që 100,000 kontejnerë të vendosen ndërkohë brenda dy muajsh në rajon.

Të fundit