Flash News

Bota

Erdogan thirrje popullit turk: Bojkotoni mallrat franceze

Erdogan thirrje popullit turk: Bojkotoni mallrat franceze

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje popullit turk që të mos blejë mallra franceze. Ai u kërkoi udhëheqësve të Bashkimit Evropian të ndalin atë që ai e quajti axhendë “anti-islamike” të presidentit francez Emmanuel Macron.

Presidenti Macron ka deklaruar se do të luftojë “separatizmin islamik”, i cili, sipas tij, po kërcënon të uzurpojë disa komunitete myslimane të Francës.

Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”, tha Presidenti Macron në fillim të kësaj jave.

Më herët, Erdogan tha se Macron kishte nevojë për një kontroll të shëndetit mendor për shkak të shprehurit me aq shumë presion mbi këtë çështje.

Të fundit