Flash News

Bota

Ergogan: Turqia e gatshme të drejtojë aeroportin e Kabulit dhe të negociojmë me talebanët

Ergogan: Turqia e gatshme të drejtojë aeroportin e Kabulit dhe të

Turqia është e gatshme për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nën sundimin taleban pas tërheqjes së trupave amerikane, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Turqia kishte ofruar të kontrollonte dhe drejtonte aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan.

Por marrja e shpejtë e talebanëve ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar me zyrtarët e mbrojtjes amerikane.

Në një fjalim televiziv , Erdogan tha se Turqia ende ruan synimin për të operuar aeroportin.

"Me talebanët që mbajnë kontrollin mbi vendin, një fotografi e re u shfaq para nesh," tha ai.

"Tani ne po i bëjmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja."

Erdogan tha se ishte gati të zhvillonte bisedime me udhëheqësit talebanë.

"Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ata [udhëheqësit talebanë] kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë," tha Erdogan.

Të fundit