Flash News

Bota

Eriksen poston foto nga spitali dhe falenderon mbështetësit: Ndihem mirë, faleminderit për mesazhet nga e gjithë bota

Eriksen poston foto nga spitali dhe falenderon mbështetësit: Ndihem
Christian Eriksen

Christian Eriksen ka dhënë një mesazh për të gjithë mbështetësit dhe shokët e tij. Me anë të një fotoje të postuar nga spitali, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ai bën me dije se ndodhet në një gjendje të stabilizuar.

Mesfushori i Interit ka shprehur mirënjohje për të gjitha mesazhet që ka marrë, nga e gjithë bota. Ai iu ka thënë shokëve të skuadrës që të luajnë për danezët dhe të sjellin sa më shumë fitore.

"Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pabesueshme dhe për mesazhet nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Unë jam mirë duke marrë parasysh rrethanat. Ende duhet t'i nënshtrohem testeve në spital, por ndihem mirë. Tani dua të mbështes djemtë e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luani për të gjithë danezët", shkruan Eriksen.

Ky i fundit pësoi arrest kardiak në fushë tre ditë më parë, teksa po luhej sfida Danimarkë-Finlandë. Ndihma e parë mjekësore iu dha në fushë nga shokët e tij dhe më pas u transportua në spital. Pamjet e Eriksenit në fushë bënë xhiron e botës dhe shqetësuan tifozët e tij, por gjendja e tij shëndetësore tashmë është e qëndrushme.

Eriksen poston foto nga spitali dhe falenderon mbështetësit: Ndihem

Të fundit