Flash News

E-TJERA

Çështja e Pallatit të Kongreseve/ Kalaja: Tragjedi! Do ta shembin për të ndërtuar kulla

Çështja e Pallatit të Kongreseve/ Kalaja: Tragjedi! Do ta

Aktivistja dhe juristja Adriana Kalaja ka folur për çështjen e Pallatit të Kongreseve që Bashkia e Tiranës ia kaloi nën administrim ministrisë së Blendi Gonxhes.

E ftuar në SYRI TV, Kalaja është shprehur ndër të tjera se, tek Pallati i Kongreseve do të ndodhë e njëjta gjë që ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar, që u shemb dhe aty po ndërtohen kulla.

Kalaja: Në Pallatin e Kongreseve do të bëhet ajo që në fakt po bëhet sot tek Teatri. Ne e denoncuam që në 2018, por fatkeqësisht nuk na dëgjoi askush. Ne thamë se, kjo do të ndodhë tek Astiri, 5 Maji, tek Bregu i Lumit dhe ashtu ndodhi.

Sot po shkohet në çdo ndërtesë e cila në pamundësi për të marrë, sepse u morën dhe pronat private dhe shtetërore, dhe tani do të shkojmë tek ndërtesat, që nuk kam ndonjë nostalgji për to, se i përkasin sistemit të diktaturës.

Por në raport me historinë dhe identitetin e Tiranës, ato do të jenë aty.

Çdo gjë ka zgjidhje, por ne duhet ta gjejmë nga vetja. Pra ne si opozitë, si qytetarë të Tiranës  ne duhet ta gjejmë me veprime radikale.

Unë mendoj se ne dalim dhe kundërshtojmë.

Këshilltarët që PD ka në këshillin bashkiak duhet të reagojnë në lidhje me këtë tragjedi që po i ndodh Tiranës. Unë nuk jam pjesë e Këshillit Bashkiak dhe në këto kushte rezervoj të drejtën për tu shprehur në këtë pikë, por ajo çfarë po ndodh në Tiranë në këto vite, është betonizimi i Tiranës me kushtin kryesor, pastrimi i parave të pista dhe në këndvështrimin tim, edhe nëse do shkojmë në SPAK, tek cili SPAK do të shkojmë?

Kam shkuar 84 herë në SPAK dhe prokuroria kur vjen puna për të ju afruar kryeministrisë apo kryeministrit ka një barrierë shumë të fortë, të cilën nuk e ka kaluar dhe nuk do ta kalojë kurrë.

Unë mendoj se opozita duhet të ngrihet mbi nivelin e denoncimeve, dhe ne nivelin e protestave edhe radikale’, u shpreh Kalaja.

Të fundit