Flash News

Bota

Sulmet ajrore izraelite në Gaza, deri tani 181 palestinezë të vrarë, mes tyre 52 fëmijë

Sulmet ajrore izraelite në Gaza, deri tani 181 palestinezë të

Sulmet ajrore izraelite në qytetin e Gazës rrafshuan tre ndërtesa dhe vranë të paktën 26 persona të Dielën në sulmin më vdekjeprurës që nga shpërthimet e ashpra të hënën e kaluar.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 10 gra dhe tetë fëmijë ishin midis atyre që u vranë, dhe rreth 50 persona të tjerë u plagosën në sulm.

Sulmet e fundit erdhën pas një dite tjetër bombardimesh të mëdha nga Forca e Mbrojtjes së Izraelit të Shtunën duke vrarë një familje me 10 anëtarë në kampin al-Shati. Dy gra dhe tetë fëmijë ishin midis të vdekurve, raportojnë mediat e huaja.

Që kur filluan luftimet për dëbimin e Palestinezëve nga Jeruzalemi Lindor, të paktën 181 palestinezë janë vrarë në Gaza, duke përfshirë 52 fëmijë dhe 31 gra. Tetë izraelitë janë vrarë, mes tyre një ushtar dhe një djalë pesë vjeçar.

Amnesty International ka dhënë alarmin për krimet e luftës që po kryhen në Rripin e Gazës, duke përfshirë shënjestrimin e dukshëm të civilëve dhe një ndërtese mediatike teksa i bëri thirrje Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar për numrin në rritje të vdekjeve," tha organizata e të drejtave të njeriut në një tëitt të Dielën, duke shtuar se: "Sulmet e drejtpërdrejta ndaj civilëve janë krime lufte."

 

 

Të fundit