Flash News

Bota

Sulmet iraniane në Izrael/ Liderët e G7 takim urgjent

Sulmet iraniane në Izrael/ Liderët e G7  takim urgjent

Liderët e G7 kanë zhvilluar ditën e sotme një takim urgjent në lidhje e zhvillimet e fundit të regjistruara në Lindjen e Mesme.

Në mesazhin e tyre të përbashkët ata kanë kërkuar nga palët që të vetëpërmbahen. Më tej Charles Michel përmes një postim në "X" shkruan se udhëheqësit e G7 dënuam njëzëri sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit.

“Të gjithë anëtarët duhet të ushtrojnë përmbajtje. Ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona për të punuar drejt de-përshkallëzimit. Përfundimi i krizës në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, kryesisht përmes një armëpushimi të menjëhershëm, do të bëjë ndryshimin,” shkruan Michel.

"Situata në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Libanin, do të diskutohet në Këshillin Evropian javën e ardhshme," shtoi ai.

Udhëheqësit e Grupit të 7 vendeve paralajmërojnë se Irani rrezikon të shkaktojë një përshkallëzim të pakontrolluar rajonal.

 

Të fundit