Flash News

Bota

Sulmet ruse në infrastrukturën energjitike, stakohet automati në Kiev

Sulmet ruse në infrastrukturën energjitike, stakohet automati në

Qeveria ukrainase vendosi kufizime në përdorimin e energjisë elektrike në mbarë vendin, për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë pas një breshëri sulmesh ndaj termocentraleve pak para fillimit të dimrit.

Furnizimi me energji elektrike po kufizohet midis orës 7 të mëngjesit dhe 23:00, thanë zyrtarët qeveritarë dhe operatori i rrjetit Ukrenergo, dhe ndërprerjet e përkohshme ishin të mundshme nëse njerëzit nuk minimizonin përdorimin e tyre të energjisë elektrike, tha një ndihmës presidencial.

“Nuk përjashtojmë që me fillimin e motit të ftohtë të kërkojmë ndihmën tuaj edhe më shpesh”, tha Ukrenergo.

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj me raketa dhe dronë ndaj infrastrukturës energjetike dhe ujore të Ukrainës ditët e fundit.

Një sulm raketor rus goditi një termocentral të madh në qytetin Burshtyn në Ukrainën perëndimore, tha të mërkurën guvernatori i rajonit.

"Ka dëmtime të reja në infrastrukturën kritike. Tre objekte energjetike u shkatërruan nga armiku. Ne supozojmë se terrori rus do të drejtohet në objektet energjetike derisa, me ndihmën e partnerëve, të jemi në gjendje të rrëzojmë 100% të raketave dhe dronëve të armikut," tha presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Burimi: Euronews

Të fundit