Flash News

Bota

Dëmtohet katedralja ortodokse në Odesa, UNESCO dënon sulmet ruse në qendrën historike

Dëmtohet katedralja ortodokse në Odesa, UNESCO dënon sulmet ruse

Të paktën një person është vrarë dhe 19 janë plagosur në sulmet me raketa ruse në qytetin port ukrainas të Odesa-s, thanë zyrtarët.

Katedralja ortodokse në qendrën historike të listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s u dëmtua gjithashtu shumë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është zotuar për hakmarrje, shkruan BBC.

Moska ka nisur sulme pothuajse të vazhdueshme në Odesa që kur u tërhoq nga një marrëveshje historike e grurit të hënën.

Guvernatori rajonal Oleh Kiper tha se 14 persona, përfshirë katër fëmijë, u dërguan në spital të dielën pas shpërthimeve - që shkatërruan gjithashtu gjashtë ndërtesa banimi.

UNESCO dënoi me “ashpërsinë më të madhe” sulmet e forcave ruse” kundër qendrës historike të Odesës.

“UNESCO është thellësisht e tronditur dhe dënon ashpër sulmin e kryer nga forcat ruse, i cili goditi disa vende kulturore në qendër të qytetit të Odesa, shtëpia e pronës së Trashëgimisë Botërore “Qendra Historike e Odesës”, tha organi me bazë në Paris në një deklaratë.

Të fundit