Flash News

Bota

Euro bie në nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt dollarit, çfarë e nxiti zhvlerësimin

Euro bie në nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt

Euro ra nën 0.99 dollarë të hënën, niveli më i ulët në 20 vjet, pas njoftimit se Rusia do të ndërpresë furnizimet e gazit në Gjermani nëpërmjet tubacionit Nord Stream.

Euro ra 0.70 për qind në 0.9884 dollarë, më e ulëta që nga dhjetori 2002. Monedha evropiane ka vazhduar të dobësohet kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit, e goditur nga turbulencat ekonomike dhe pasiguritë e shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Pas vendosjes së sanksioneve ekonomike për pushtimin e Ukrainës nga Kremlini, Rusia ka reduktuar ose ndërprerë furnizimet me gaz për vende të ndryshme evropiane, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë.

Kremlini ka fajësuar reduktimin e furnizimeve përmes Nord Stream për sanksionet evropiane, të cilat thotë se kanë bllokuar kthimin e një turbine Siemens që ishte duke iu nënshtruar riparimeve në Kanada.

Burimi: France 24

Të fundit