Flash News

Bota

Eurodeputetët: BE duhet të rifitojë urgjentisht kredibilitetin e saj në Ballkanin Perëndimor, besimi po bie

Eurodeputetët: BE duhet të rifitojë urgjentisht kredibilitetin e

“Ne kemi nevojë për angazhimin dhe veprimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor për të kundërshtuar fushatat e ndërhyrjes së Rusisë dhe Kinës që përhapin ndjenjat anti-BE dhe përpjekjet për të destabilizuar të gjithë rajonin”, shkruajnë anëtarët e Parlamentit Evropian nga Grupi Socialist dhe Demokrat (S&D).

Në një shkrim për EU Observer, me rastin e fillimit të tridhjetë viteve të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, eurodeputetët i kërkuan BE-së të jetë më aktive për t'i dhënë fund krizës politike në Bosnje, duke përfshirë presionin dhe sanksionet kundër atyre që bojkotojnë institucionet shtetërore.

“BE ka detyrimin të mbrojë integritetin territorial, unitetin dhe paqen e Bosnje-Hercegovinës dhe të parandalojë kthimin në dhunën e viteve 1990.

“ Është e habitshme se sa të zhgënjyer me BE-në po bëhen njerëzit e rajonit. Besimi në BE po bie”, kanë shkruar eurodeputetët e S&D.

Sipas anëtarëve të PE-së, lufta e Putinit kundër Ukrainës dhe vlerave evropiane duhet të jetë një thirrje zgjimi për BE-në që të ri-angazhohet urgjentisht në Ballkanin Perëndimor.

“Vonesat e mëtejshme në procesin e zgjerimit të BE-së do ta bëjnë rajonin më të prekshëm. Disa fuqi rajonale dhe globale kanë një interes politik dhe financiar në rritje për të penguar ambiciet evropiane të të gjashtë republikave të Ballkanit Perëndimor”, theksuan eurodeputetët.

Ata shtuan se ndërhyrja e huaj ruse dhe fushatat dezinformuese tashmë kanë lënë gjurmë, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi.

Eurodeputetët vunë në dukje se varësia e Serbisë nga Moska shkon aq larg sa qeveria madje refuzoi të rreshtohej me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Të fundit