Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Eurodeputetët kërkojnë hetim për Oliver Varhelyi: Përkrah Dodik në shpërbërjen e Bosnjes
Anëtarët e Parlamentit Evropian i kanë drejtuar një letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ku i kërkojnë të hetojë rolin e dyshuar të Oliver Varhelyi.
Mediet e huaja raportojnë se, eurodeputetët dyshojnë se Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin ka ndihmuar separatistin serb të Bosnje-Hercegovinës , Milorad Dodik, në përshkallëzimin e shpërbërjes.
"Raporti vëren se komisioneri Varhelyi 'u pajtua' me z. Dodik në lidhje me datën e një sesioni të posaçëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska dhe se do të shpallej një moratorium 6-mujor për të miratuar legjislacionin mbi tërheqjen e njëanshme nga institucionet shtetërore," thuhej në letër.
Bosnja aktualisht po përballet me krizën e saj më të madhe politike dhe të sigurisë që nga përfundimi i luftës në dhjetor 1995, kur u nënshkrua marrëveshja e paqes e Dejtonit.
Marrëveshjet e ndanë vendin në dy entitete gjysmë autonome - entitetin e Federatës së dominuar nga boshnjakët dhe kroatët dhe entiteti Republika Srpska e drejtuar nga serbët.
“Përfaqësuesit e Komisionit nuk mund të duket se qetësojnë lëvizjet separatiste në këtë mënyrë ose të veprojnë përtej mandatit të tyre në kundërshtim me politikën zyrtare të BE-së në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhej në letrën e eurodeputetëve. “Nëse paanshmëria dhe neutraliteti i Komisionit vihet në pikëpyetje, ekuilibri i brishtë gjeopolitik kërcënohet menjëherë”.
Në tetor, Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës bëri thirrje që Republika Srpska të tërhiqet nga institucionet kryesore shtetërore dhe të krijojë institucionet e saj parashtetërore, duke shkelur traktatin e paqes dhe kushtetutën.
Christian Schmidt, përfaqësuesi i lartë i Bosnjës, i ka quajtur lëvizjet e Dodik "të barabarta me shkëputjen", duke paralajmëruar se ato mund të nxisin ndarje dhe konflikte të mëtejshme.
Më 10 dhjetor, parlamenti i Republika Srpska miratoi një sërë ligjesh që i mundësojnë entitetit të formojë institucionet e veta dhe ushtrinë e vet deri në maj.
Pas publikimit të lajmeve për dokumentin e zbuluar të Sattler më 21 dhjetor, këshilltari i Dodik, Radovan Kovacevic mohoi përfshirjen e Varhelyi në planifikimin e seancës së asamblesë së Republikës Srpska.