Flash News

Bota

Europa do të furnizohet me gaz nga Azerbajxhani, vendoset në punë tubacioni Greqi-Bullgari

Europa do të furnizohet me gaz nga Azerbajxhani, vendoset në punë

Greqia dhe Bullgaria kanë filluar operimin përmes një tubacioni për furnizimin me gaz. Kjo do të ndihmojë në uljen e varësisë së Evropës Juglindore nga gazi rus dhe në rritjen e sigurisë së energjisë.

Tubacioni 182 kilometra do të sigurojë një lehtësim për Bullgarinë, e cila ka luftuar për të siguruar furnizime me gaz me çmime të përballueshme që nga fundi i prillit, kur Gazprom i Rusisë ndërpreu dërgesat për shkak të refuzimit të Sofjes për të paguar në rubla.

Rusia ka ulur furnizimet e saj të gazit në Evropë pasi Perëndimi vendosi sanksione ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës, duke i lënë vendet e Bashkimit Evropian të përpiqen të sigurojnë furnizime alternative mes çmimeve në rritje.

Tubacioni Interkonektor Greqi-Bullgari (IGB) do të transportojë 1 miliard metër kub (bcm) gaz azerbajxhanas në Bullgari.

Me një kapacitet fillestar prej 3 bcm në vit dhe plane për ta rritur më vonë këtë në 5 bcm, tubacioni mund të sigurojë gaz jo-rus për Serbinë fqinje, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe më tej Moldavisë dhe Ukrainës.

Ai do të transportojë gaz nga qyteti verior grek i Komotinit në Stara Zagora në Bullgari. IGB është i lidhur me një tjetër tubacion, pjesë e Korridorit Jugor të Gazit që transporton gazin azerbajxhanas në Evropë.

Operatorët e gazit në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki propozuan të transportonin dërgesa të shtuara azere përmes rrjeteve të tyre drejt Evropës qendrore.

Tubacioni prej 240 milion € kontrollohet nga një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë shtetërore bullgare të energjisë BEH, ndërmarrjes greke të gazit DEPA dhe Edison të Italisë.

Burimi: Euronews

 

Të fundit