Flash News

Bota

Europa League/ Roma fiton bindshëm në Kiev, ekipet angleze mposhtin kundërshtarët

Europa League/ Roma fiton bindshëm në Kiev, ekipet angleze mposhtin
Foto ilustruese

Roma arriti të mposhtë me rezultatin 3-0 ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Roma është shumë pranë çerekfinales. Golat u shënuan nga Lorenzo Pellegrinit, Stefan El Shaaraëy dhe Gianluca Mancini.

Me të njëjtën linjë rezultatesh vijuan dhe ekipet angleze, ku Arsenali triumfoi me shifrat 1-3 në Athinë përballë Olympiancos, ndërsa Tottenham mposhti me rezultatin 2-0 kroatët e Dinamos së Zagrebit.

Ndërsa sfida e luksit, mes Manchester United dhe Milan, përfundoi me rezultatin 1-1. Shumë mungesa nga të dyja skuadrat, patën ndikimin e vet në fushë, teksa ndeshja nuk u ngjit asnjëherë në nivelin e pritshmërive.

Me rezultatin 1-1, kuqezinjtë janë më të avantazhuar për t’u kualifikuar në fazën çerekfinale të Europa League.

Të fundit