Flash News

Bota

Europa në prag pandemie! Shpërthen gripi i shpendëve në disa shtete

Europa në prag pandemie! Shpërthen gripi i shpendëve në disa

Europa është prekur nga një grip shpendësh, i cili ka prekur shtetet si Hollanda, Belgjika dhe Sllovakia.

Autoritetet holandeze do të therin rreth 161,000 pula në një fermë shpendësh në pjesën qendrore-lindore të vendit. Kjo pasi në këtë fermë u zbulua një shpërthim i gripit të shpendëve.

Mediat e huaja shkruajnë se Belgjika ka urdhëruar që të gjithë zogjtë të qëndrojnë brenda zonave të izoluuara, për shkak të shpërthimi të gripit të shpendëve H5N1.

Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve raportoi, se 319 zogj kanë ngordhur nga gripi, ndërsa 67,110 të mbetur do të vriten. Një shpërthim i gripit të shpendëve është zbuluar edhe në Sllovaki, në një fermë pranë kufirit me Poloninë. Sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve 27 zogj kanë ngordhur, ndërsa 197 pula, rosa dhe pata të rritura do të theren.

Përhapja e gripit të shpendëve po shqetëson qeveritë evropiane dhe fermerët e shpendëve, pasi qindra mijëra zogj kanë ngordhur ose janë therur vitet e fundit. Kjo situatë ka prishur zinxhirin e furnizimit dhe ka rritur çmimet e ushqimeve, ndërsa ekspertët thonë se nisur nga situata në Europë mund të shpërthejë një pandemi e re.

Të fundit