Flash News

Bota

Emigrimi i paligjshëm, Europol: Paguhet deri në 20,000 euro për të shkuar në Evropë me avionë privatë

Emigrimi i paligjshëm, Europol: Paguhet deri në 20,000 euro për

Emigrantët kanë paguar deri në 20,000 euro për t'u kontrabanduar në Evropë me avionë privatë, thotë policia. Atyre iu dhanë pasaporta diplomatike false dhe supozohej se po shkonin në Karaibe.

Por avionët u ndalën në Evropë, ku emigrantët do të deklaronin identitetin e tyre të vërtetë dhe do të kërkonin azil. Europol bëri me dije se rastet janë konstatuar në Itali, Gjermani, Francë, Austri dhe Belgjikë.

Policia ka mundur të “godasë” një prej bandave që kalonte emigrantët e paligjshëm dhe ka sekuestruar dy avionë me vlerë 426,000 euro.

Të fundit