Flash News

Bota

Evakuimi i civilëve dështon përsëri, Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën; ç’thotë Putin

Evakuimi i civilëve dështon përsëri, Rusia dhe Ukraina

Separatistët pro-rusë dhe Garda Kombëtare e Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për dështimin në krijimin e një korridori humanitar jashtë qytetit ukrainas të Mariupol, hera e dytë që palët përpiqen ta rregullojnë atë.

Televizioni "Ukraina 24" tregoi një luftëtar të Regjimentit Azov të Gardës Kombëtare, i cili tha se forcat ruse dhe pro-ruse që kanë rrethuar qytetin port me rreth 400,000 vazhduan të bombardojnë zonat që ishin menduar të ishin të sigurta.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi një zyrtar të administratës separatiste të Donetskut, i cili akuzoi forcat ukrainase për mosrespektim të armëpushimit të kufizuar.

Zyrtari separatist tha se vetëm rreth 300 njerëz janë larguar nga qyteti. Autoritetet ukrainase kanë thënë më herët se kanë planifikuar të evakuojnë mbi 200,000 njerëz nga Mariupol.

Rusia do të ndalojë operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina pushon së luftuari dhe kërkesat e Moskës plotësohen, tha Kremlini në një deklaratë.

Vladimir Putin tha se operacioni po shkonte sipas planit dhe se ai shpresonte se negociatorët ukrainas do të kishin një qasje më konstruktive në bisedime dhe do të merrnin parasysh realitetin në terren, shkruajnë mediat e huaja.

Të fundit