Flash News

Bota

Evakuohen mijëra banorë, zyrtarët për zjarrin në Andaluzi: Ka një forcë të pazakontë

Evakuohen mijëra banorë, zyrtarët për zjarrin në

Qindra ushtarë janë vendosur në Andaluzi për të vënë nën kontroll flakët, që kanë detyruar mijëra njerëz të largohen.

Zjarri vazhdon të jetë aktiv prej pesë ditësh dhe ka djegur afro 7 mijë hektarë pyje dhe ka detyruar evakuimin e rreth 2,500 njerëzve. Gati 1,500 banorë nga Jubrique, Genalguacil dhe katër fshatra të tjerë u evakuuan dje.

"Ne po flasim për një zjarr me fuqi dhe forcë të pazakontë në krahasim me zjarret që jemi mësuar të shohim," u tha gazetarëve Alejandro Garcia, një zyrtar i shërbimit zjarrfikës.

Sipas ministrisë, lufta kundër këtij zjarri është bërë e vështirë nga "veçantitë e terrenit", të karakterizuara nga shpatet e pjerrëta, por edhe nga "kushtet e pafavorshme të motit".

Autoritetet thanë se kanë prova për zjarrvënie dhe po hetojnë. Zjarret shkatërruese përfshinë vendet mesdhetare gjatë verës,  Greqinë, Italinë dhe Turqinë. Ato u nxitën nga temperaturat e larta.

Burimi: Euronews

Të fundit