Flash News

Bota

Evropa jugore e prekur nga i nxehti/ Vazhdon "lufta" me flakët në Itali, dje u regjistrua rekordi i temperaturave

Evropa jugore e prekur nga i nxehti/ Vazhdon "lufta" me flakët

Zjarrfikësit italianë vazhdojnë "luftën" me zjarret në Sicili, ndërsa temperaturat arritën atë që mund të jetë një rekord i lartë në Evropë.

Shërbimi i informacionit meteorologjik raportoi se temperatura shkoi në 48.8 °C të mërkurën pasdite.

Agjencia tha në faqen e saj në Facebook se ishte temperatura më e lartë e regjistruar që nga instalimi i rrjetit në 2002.

Mund të jetë gjithashtu një rekord evropian, megjithëse ekspertët e motit paralajmëruan se duhet të konfirmohet.

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në kontinentin evropian është 48 °C në 1977 në Athinë.

Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët në Sardenjë, Sicili dhe Kalabri për javë të tëra. Tre persona kanë humbur jetën nga zjarret në Itali.

Një valë e nxehtë nga Afrika e Veriut ka përfshirë pjesë të mëdha të rajonit të Mesdheut ditët e fundit, duke favorizuar zjarre masive dhe duke vrarë dhjetëra njerëz në Itali, Turqi dhe Algjeri.

Në Greqi, zjarret e mëdha kanë shkrumbuar pyjet, duke shkatërruar shtëpitë dhe duke detyruar evakuimin.

Kryeministri i Portugalisë paralajmëroi se moti i nxehtë rrit rrezikun e zjarreve, të cilat në vitin 2017 vranë më shumë se 100 njerëz në vend.

Burimi: Euronews

Të fundit