Flash News

Bota

Facebook i pezullon llogarinë Trump për dy vite

Facebook i pezullon llogarinë Trump për dy vite

Kompania Facebook tha se do të pezullojë llogarinë e ish-Presidentit Donald Trump për dy vjet pas gjetjeve se ai nxiti dhunë përpara sulmit të dhunshëm të 6 janarit.

“Në fund të kësaj periudhe, ne do të kërkojmë nga ekspertët të vlerësojnë nëse rreziku ndaj sigurisë publike është ulur. Ne do të vlerësojmë faktorët e jashtëm, përfshirë rastet e dhunës, kufizimet në tubimet paqësore dhe shenja të tjerë për trazira civile”, tha të premten përmes një postimi Nick Clegg, nënpresident i kompanisë për çështjet globale.

Facebook-u njoftoi se do të rriste ndëshkimet për figurat publike gjatë kohës së trazirave civile dhe dhunës.

 

 

Të fundit