
Flash News
Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës
Dalin shifrat nga KQZ: 42.16% e shqiptarëve brenda vendit votuan në zgjedhjet parlamentare
Nis numërimi i votave në Pustec, përfshihen edhe votat e diasporës
Zyra sekrete e patronazhistëve të PS, mes tyre drejtoresha e Agjencisë së Ekselencës
Me kapuç në kokë/ PD publikon videon e patronazhistëve që ikin me vrap
Faktorët që komplikojnë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez
Konflikti i vështirë dhe i vjetër mes izraelitëve dhe palestinezëve për tokën, të drejtat dhe sigurinë është në një fazë të re.
Armiqësitë janë thelluar nga 7 tetori, kur grupi palestinez, Hamas - i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - ka sulmuar i pari Izraelin, duke vrarë e robëruar njerëz. Izraeli është përgjigjur me sulme masive vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, të populluar me mbi dy milionë palestinezë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk mund të ketë më kurrë kthim prapa në status quo-në e para 7 tetorit. Ai ka dhënë edhe qëndrimin e SHBA-së për atë që duhet të vijë kur kriza të përfundojë:
“Sipas mendimit tonë, duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete”.
“Do të thotë, një përpjekje e përqendruar e të gjitha palëve - izraelitëve, palestinezëve, partnerëve rajonalë, liderëve globalë - për të na vënë në rrugë drejt paqes”, ka thënë Biden.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka përmendur po ashtu opsionin e zgjidhjes me dy shtete edhe gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, edhe gjatë një fjalimi para ligjvënësve britanikë.
“Sado e rëndë të jetë, ne duhet ta shtrojmë pyetjen e vështirë: si mund ta ringjallim perspektivën afatgjate për një zgjidhje me dy shtete, për normalizim dhe qëndrueshmëri rajonale? Kjo është pikërisht ajo që Hamasi është përpjekur ta vrasë”, ka thënë Sunak.
Edhe Këshilli Evropian ka konfirmuar angazhimin e tij për, siç ka thënë, paqe të qëndrueshme të bazuar në zgjidhjen me dy shtete.
“Ne theksojmë nevojën për t’u angazhuar gjerësisht me autoritetet legjitime palestineze, si dhe me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, të cilët mund të luajnë një rol pozitiv në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës”, ka thënë përmes një deklarate Këshilli Evropian.
Zgjidhja me dy shtete është qëndrim zyrtar edhe i Kombeve të Bashkuara, e madje edhe vetë Izraelit, por shumë tani thonë se ka pak shpresa për ta arritur atë.
Kjo zgjidhje do të sillte një shtet të pavarur palestinez, të krijuar përkrah shtetit ekzistues të Izraelit. Pyetja më e komplikuar është se ku do të ishin kufijtë e shtetit të ri?
Sipas një analize të Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, mbështetësit e kësaj zgjidhjeje besojnë se kufijtë do të duhej të ishin të njëjtit që kanë qenë para Luftës 6-ditëshe, më 1967, pas së cilës Izraeli ka pushtuar Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gazën./ REL
Të fundit


Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës
11 Maj 2025, 23:22



Numërohen 3 kutitë e para në Pustec, si paraqitet rezultati
11 Maj 2025, 22:53

Helena, si vegël e Ramës për të sulmuar KQZ-në
11 Maj 2025, 22:31
Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës
11 Maj 2025, 22:21
Shqipëria është vend shumë i çuditshëm
11 Maj 2025, 22:11


Meta: Narkoshteti po jep shpirt, s’mund të ndalë fitoren e popullit
11 Maj 2025, 21:41


Nis numërimi i votave në Pustec, përfshihen edhe votat e diasporës
11 Maj 2025, 21:11

Tensioni në strehën e patronazhistëve, policia shoqëron 3 persona
11 Maj 2025, 20:56
Berisha akuza PS: Pas “Petro Ninit” zyrë ilegale dhe në Astir
11 Maj 2025, 20:56


Patronazhistët ikën me vrap, Braçe del nga “ngujimi”: Janë shokët e mi
11 Maj 2025, 20:28
Numërohet kutia e parë e votimit në Vorë, PD udhëheq në Domje
11 Maj 2025, 20:22


Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit
11 Maj 2025, 19:49
Dibra rekord pjesëmarrje në zgjedhje, Vlora më pak e interesuara
11 Maj 2025, 19:43


Me kapuç në kokë/ PD publikon videon e patronazhistëve që ikin me vrap
11 Maj 2025, 19:28

Zyra e patronazhistëve në Tiranë, ndërhyn policia
11 Maj 2025, 19:18
Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit
11 Maj 2025, 19:05

Zgjedhjet 2025: Ligji për një palë, toleranca për tjetrën
11 Maj 2025, 18:46

Vëzhgues të OSBE-ODIHR monitorojnë procesin e votimit në Sarandë
11 Maj 2025, 18:22

Bozdo: Dilni votoni, vullneti juaj do të jetë i pandryshueshëm!
11 Maj 2025, 18:00
Një këshillë për banditët e qeverisë
11 Maj 2025, 17:52
Aksident në aksin Korçë – Pogradec, dy të plagosur pranë fshatit Pirg
11 Maj 2025, 17:50
Prokuroria quan 'të fortët' e PS 'qytetarë dhe procedon politikanin e PD
11 Maj 2025, 17:43

Fotografoi votën, arrestohet një person tjetër në Qarkun e Elbasanit
11 Maj 2025, 17:27







Konflikti në Fushë-Milot, policia del me njoftim: Nuk u gjet asnjë gëzhojë
11 Maj 2025, 16:42
Vëllai i kandidates së PS në Belsh intimidon votuesit
11 Maj 2025, 16:24

Përplasja në KZAZ Vorë, KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve
11 Maj 2025, 16:15

Këto fruta dhe perime largojnë toksinat nga mëlçia
11 Maj 2025, 16:03
Zgjedhjet 2025/ Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:59
Sherr në një qendër votimi në Fushë-Milot, qëllohet me armë
11 Maj 2025, 15:56
Shifrat/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime
11 Maj 2025, 15:37
Zgjedhjet 2025/ Sa ishte pjesëmarrja e votimeve deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:32


Celibashi: Fotografimi i votës ndëshkohet me 3 vjet burg
11 Maj 2025, 15:13
Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit
11 Maj 2025, 14:59






Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës
11 Maj 2025, 14:11

Ndërpritet procesi zgjedhor në Librazhd, një person fotografoi votën
11 Maj 2025, 13:54

Celibashi: 8% e qendrave të votimit u hapën me vonesë
11 Maj 2025, 13:47


Berisha për tjetërsimin e votës: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës
11 Maj 2025, 13:26
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00, më e ulët se në 2021
11 Maj 2025, 13:00





E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të votojë
11 Maj 2025, 12:15




Shqipëria voton, sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 11:00
11 Maj 2025, 11:30


Edi Rama voton në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli
11 Maj 2025, 10:57
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
11 Maj 2025, 10:50


I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”
11 Maj 2025, 10:26
