Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë dihet për mpiksjet e gjakut që mendohet se janë të lidhura me vaksinën AstraZeneca?

Zyrtarët gjermanë kanë vendosur të kufizojnë përdorimin e vaksinës së koronavirusit të AstraZenecas për të mos iu dhënë njerëzve nën moshën 60 vjeç pasi pati njoftime për disa raste të tjera mpiksje të pazakonta të gjakut tek një numër i vogël njerëzish që kanë marrë vaksinat.
Pas këtij vendimi, rregullatori evropian i barnave përsëriti të mërkurën se "nuk ka asnjë provë që do të mbështeste kufizimin e përdorimit të kësaj vaksine në asnjë grup popullate", megjithëse një ekspert tha se u raportuan më shumë raste mpiksjeje nga sa pritej, dhe Agjencia Evropiana e Barnave (EMA) vazhdon të hetojë.
Më herët në mars, mbi 10 vende, përfshirë Gjermaninë, pezulluan përdorimin e AstraZenecas për çështjen e mpiksjes së gjakut. Shumica e tyre rifilloi - disa me kufizime të ngjashme me ato që Gjermania vendosi të martën - pasi EMA tha se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e mosvaksinimit.
Por debati në disa vende se kush mund të marrë vaksinën ka ngritur shqetësime se besueshmëria e saj mund të jetë dëmtuar përgjithmonë. T’i hedhim një vështrim asaj që dimë dhe asaj që nuk dimë për këtë vaksinë.
ÇFARË NDODHI NË GJERMANI?
Më herët këtë javë, rregullatori mjekësor i Gjermanisë publikoi të dhëna të reja që tregojnë një rritje në rastet e njoftuara të pazakonta të mpiksjes së gjakut tek disa njerëz që kohët e fundit morën një dozë të vaksinës AstraZeneca. Në përgjigje, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe zyrtarët shtetërorë ranë dakord që t'ia japin vaksinën vetëm personave të moshës 60 vjeç e sipër, përveçse nëse ata janë në rrezik të lartë për ndërlikime serioze nga COVID-19 dhe kanë rënë dakord të marrin vaksinën.
"Ka të bëjë me peshimin e rrezikut të një efekti anësor që është statistikisht i vogël, por duhet të merret seriozisht, dhe rrezikun e sëmundjes me koronavirusin," tha zoti Spahn.
Rregullatori mjekësor i Gjermanisë tha se numri i mpiksjeve të rralla të gjakut të njoftuara deri më 29 mars kishte arritur në 31. Rreth 2.7 milion doza të AstraZenecas janë administruar në Gjermani deri tani. Nëntë nga njerëzit vdiqën dhe të gjitha rastet përveç dy prej tyre ishin gra, nga mosha 20 deri 63 vjeç, tha Instituti “Paul Ehrlich”.
Disa mpiksje janë raportuar edhe gjetkë, midis dhjetëra miliona njerëzve që kanë marrë vaksinën AstraZeneca.
ÇFARË KANË ZBULUAR HETIMET E MËPARSHME?
Hetimi fillestar i EMA-s arriti në përfundimin se vaksina AstraZeneca nuk e rriti rrezikun e përgjithshëm të mpiksjes së gjakut, por nuk mundi të përjashtonte një lidhje me disa raste të rralla mpiksjeje dhe rekomandoi që një paralajmërim i ri të shtohej në broshurën e vaksinës. Vaksina është e autorizuar për personat 18 vjeç e lart.
EMA po vazhdon të ndjekë nga afër dy lloje të rralla të mpiksjes së gjakut, përfshirë një që prek trurin, të raportuar tek njerëzit që morën të paktën një dozë të vaksinës AstraZeneca dhe mund të përshtasë rekomandimet e saj për vaksinën javën e ardhshme. t.
Të mërkurën, Dr. Peter Arlett i EMA-s tha se agjencia po sheh "më shumë raste të (mpiksjes së trurit) sesa do të kishim menduar” dhe vuri në dukje se të prekurit janë kryesisht gra të reja - por nuk ishte e qartë nëse kjo e dhënë ishte domethënëse duke qenë se gratë e reja kishin më shumë gjasa të merrnin vaksinën AstraZeneca në Evropë. Ai nuk tha sa nga këto lloj mpiksjesh do të shfaqeshin zakonisht në popullatën e përgjithshme.
Emer Cooke, drejtore ekzekutive e agjencisë, tha se ekspertët e saj nuk kishin qenë në gjendje të identifikonin faktorë specifikë të rrezikut për ata që mund të ishin në rrezik më të lartë për mpiksjet e rralla.
Komiteti i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerësoi gjithashtu të dhënat e disponueshme për vaksinën AstraZeneca dhe tha që vaksina ishte e sigurt dhe efektive. Të mërkurën, Dr. Kate O'Brien, e cila kryeson departamentin e vaksinave të OBSH-së, tha se ata po vazhdonin të vlerësonin situatën.
Është normale të vazhdohen të studiohen efektet anësore për vaksina të reja pasi ato janë testuar zakonisht në dhjetëra mijëra njerëz, por disa probleme të rralla dalin vetëm pasi miliona vetë marrin vaksinën.
SI MUND TA ZBULOJNË SHKENCËTARËT NËSE VAKSINA ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR RASTET E RRALLA TË MPIKSJES?
"Mënyra për të kuptuar nëse rastet shkaktohen nga vaksinimi është të shikosh nëse ka raste më të shumta të mpiksjes tek njerëzit që janë vaksinuar," tha Dr. Peter English, ish-kryetari i Mjekësisë së Shëndetit Publik të Shoqatës Mjekësore Britanike.
Kjo do të dojë kohë. U desh rreth një vit, për shembull, që shkencëtarët të ishin në gjendje të arrinin në përfundimin se një vaksinë e gripit të derrit ishte përgjegjëse për disa raste të narkolepsisë në Evropë.
Adam Finn, një profesor i pediatrisë në Universitetin e Bristolit, tha se nuk kishte ende prova bindëse se vaksina është përgjegjëse për mpiksjet e rralla.
"Mekanizmi përmes së cilit identifikohen këto anomali të mpiksjes së gjakut dhe pse ato ndikojnë në këtë pjesë shumë të vogël individësh, ende nuk është përpunuar siç duhet," tha ai në një deklaratë.
Në një deklaratë, AstraZeneca tha se ishte duke analizuar dhjetëra miliona të dhëna për njerëzit që morën vaksinën "për të kuptuar nëse këto raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut. ndodhin më shpesh sesa do të pritej natyrshëm në një popullatë prej miliona njerëzish".
ÇFARË NËNKUPTON KJO PËR VAKSINIMET NDAJ COVID-19?
Është lajm i keq. Zyrtarët shëndetësorë shqetësohen se pezullimet dhe kufizimet e përsëritura për vaksinën AstraZeneca mund të minojnë besimin tek një vaksinë që është thelbësore për përpjekjet globale për të eliminuar pandeminë pasi është më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur se disa të tjera.
Në Norvegji, e cila kohët e fundit zgjati pezullimin e vaksinës AstraZeneca për tre javë, zyrtarët thonë se konfuzioni po shkakton një valë hezitimi për vaksinimin.
Drejtuesja e Shoqatës Norvegjeze për Mjekësi të Përgjithshme, Marte Kvittum Tangen, i tha televizionit NRK se rifillimi i vaksinimit me AstraZeneca "do të jetë shumë i vështirë nëse duam vaksinimin më masiv të mundshëm në popullatë për një periudhë afatgjatë."
Finn, nga Universiteti i Bristolit, tha se kërcënimi më i madh shëndetësor për botën është aktualisht COVID-19 dhe se çdo dyshim në lidhje me efektivitetin e vaksinave të autorizuara të koronavirusit është problematik.
"Ne duhet të mbetemi të përqendruar tek nevoja për të parandaluar vdekjen e miliona njerëzve nga COVID-19 para se sëmundja të vihet nën kontroll, dhe mënyra e vetme efektive për ta bërë atë është përmes vaksinimit," tha ai. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38