Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë drejtimi do të marrë politika e jashtme e Biden? Emrat që mund të kryesojnë diplomacinë amerikane
Po kërkoni ndonjë shenjë se çfarë drejtimi mund të marrë politika e jashtme e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden? Provoni ta kujtoni kohën e katër vjetëve më parë, kur Biden ka punuar në Shtëpinë e Bardhë si nënpresident.
Janë rreth 4,000 emërime politike që çdo administratë e re duhet t’i bëjë, në politikën e jashtme dhe të tjera. Biden, i cili ka shërbyer me dekada në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe e ka kryesuar atë me vite, ka në orbitën e tij njerëz nga koha e administratës së presidentit Barack Obama. Shumë nga ta kanë përvojë qeveritare dhe njohuri të dorës së parë.
Biden dhe ndihmësit e tij janë përpjekur ta bëjnë të qartë se, edhe pse shumë nga figurat e tij kryesore të politikës së jashtme pritet të jenë veteranë të administratës Obama, kjo nuk do të thotë thjesht një vazhdimësi e politikave të Obamës. Rusia, Kina, Irani, NATO: të gjitha këto janë çështje që do të trajtohen ndryshe, dukshëm në disa raste.
Biden mund të përballet me pengesa nëse zgjedhjet e balotazhit në janar i lënë republikanët në kontroll të Senatit, i cili ka autoritetin kushtetues për të konfirmuar shumë pozicione të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare.
Këta janë disa nga emrat që qarkullojnë për pozicionet më të rëndësishme të politikës së jashtme në administratën e ardhshme Biden:
Pozicioni i kryediplomatit amerikan është një nga më të rëndësishmit në kabinet. Presidenti Donald Trump ka pasur dy të tillë.
I pari, Rex Tillerson, i cili është përplasur vazhdimisht me stilin qeverisës të Trumpit, është shkarkuar nga presidenti në mars të vitit 2018, pas pak më shumë se një viti në post. Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, e ka marrë më pas detyrën.
Tani, së paku dy senatorë demokratë duken të interesuar për këtë punë. Chris Coons aktualisht shërben në Komitetin e Senatit për Drejtësi dhe në Komitetin për Punë të Jashtme. Muajin e kaluar, Coons ishte autor i një artikulli të gjatë në revistën Foreign Affairs, me titull “Një politikë e jashtme dypartiake është akoma e mundur”. Kjo është parë si përpjekje e tij për ta portretizuar veten si dikush që dëshiron të punojë me republikanët.
Senatori tjetër, Chris Murphy, aktualisht është anëtar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë. Ai po ashtu e ka portretizuar veten si person të gatshëm për bashkëpunim dhe si ligjvënës progresiv.
Murphy ka folur fuqishëm kundër Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës dhe vendeve të tjera të Evropës Lindore. Ai ishte bashkautor i një projekt-ligji për financimin e projekteve energjetike në Evropën Lindore, për të zvogëluar varësinë e rajonit nga nafta dhe gazi rus.
Emërimi i një senatori në pozicionin e sekretarit të Shtetit do të nënkuptonte ndoshta humbjen e një vendi demokrat në Senat, i cili aktualisht kontrollohet nga republikanët.
Kandidatët e tjerë përfshijnë Antony Blinken, i cili ka përvojë të gjatë në çështjet e jashtme të Uashingtonit. Ai ka shërbyer si anëtar stafi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nën presidentin Bill Clinton, në vitet 1990.
Nga viti 2009 deri më 2013, ai ka shërbyer si këshilltari kryesor i Bidenit për siguri kombëtare. Ai ka qenë po ashtu zyrtari numër dy në Departamentin e Shtetit, nën sekretaren Hillary Clinton, në vitet e saj të fundit. Dhe ka qenë një nga këshilltarët kryesorë gjatë fushatës presidenciale të Bidenit. Në një forum të sigurisë në muajin gusht, Blinken ka thënë se administrata e ardhshme e Bidenit do të përballej me “mjedisin më sfidues dhe më kompleks të sigurisë në dekada”.
Nicholas Burns shihet po ashtu si kandidat i mundshëm. Tani profesor i Shkollës Kennedy në Harvard dhe këshilltar i jashtëm i fushatës së Bidenit, Burns ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë të presidentit demokrat, Bill Clintron, në vitet 1990. Por, ai ka shërbyer edhe në administratën e presidentit republikan, George Ë. Bush, si ambasador në NATO dhe zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Në intervistat e fundit, Burns ka bërë thirrje për rindërtimin e marrëdhënieve SHBA-Evropë, që, sipas tij, janë në gjendjen më të keqe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Në vitet e kaluara, disa presidentë kanë zgjedhur për shef të Pentagonit një anëtar të partisë tjetër. Ëilliam Cohen, Robert Gates dhe Chuck Hagel kanë qenë republikanë që kanë shërbyer nën presidentë demokratë.
Sekretari i parë i Mbrojtjes i Trumpit, Jim Mattis, është konsideruar i pavarur, por më vonë është ndarë nga Trump, duke e kritikuar publikisht atë dhe duke e mbështetur Bidenin.
Michele Flournoy, e cila ka shërbyer si nënsekretare e Mbrojtjes për dy sekretarë të ndryshëm gjatë administratës Obama, shihet si kandidatja kryesore për udhëheqjen e Pentagonit. Ajo do të ishte gruaja e parë në atë pozitë.
Përpara se t’i bashkohej administratës Obama, ajo ka bashkëthemeluar një institut në Uashington, të quajtur Qendra për një Siguri të Re Amerikane.
Gjatë diskutimeve në një forum të sigurisë në muajin gusht, Flournoy u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të investojnë më shumë në teknologjitë e reja, për të penguar veprimet keqdashëse të Rusisë dhe Kinës.
Derek Chollet, këshilltar i lartë i dy sekretarëve të Mbrojtjes në administratën e Obamës, është po ashtu në listën e ngushtë të administratës Biden për postin e mbrojtjes ose të politikës së jashtme. Chollet, tani në Fondacionin gjerman Marshall, ka qenë po ashtu zyrtar i lartë në departamentin e sekretares Hillary Clinton.
Këshilltari për sigurinë kombëtare
I krijuar në fillim të Luftës së Ftohtë për të ndihmuar në koordinimin e çështjeve të huaja, ekonomike, të mbrojtjes dhe inteligjencës për presidencën, ndikimi i këtij posti padyshim se ka arritur kulmin nën Henry Kissingerin, i cili i ka shërbyer presidentit Richard Nixon në vitet 1970. Trump ka pasur katër këshilltarë për sigurinë kombëtare. I fundit ishte Robert O’Brien.
Obama, për krahasim, ka pasur tre, përfshirë Susan Rice, e cila shihet si kandidate e fortë për t’u kthyer në pozitën e njëjtë, në administratën Biden. Rice, e cila ka qenë edhe ambasadore në Kombet e Bashkuara, gjatë administratës Obama, njihet në Uashington për gjuhën e mprehtë dhe si luftëtare e ashpër ndërinstitucionale.
Antony Blinken thuhet se është kandidat edhe për këtë pozitë. Ashtu edhe Tom Donilon, krej kohësh ndihmës i Bidenit, i cili ka shërbyer si këshilltar i Obamës për siguri kombëtare, përpara Rice. Donilon ka qenë edhe zëdhënës i Këshillit të Obamës për Siguri Kombëtare dhe oficer i CIA-s për 11 vjet, i cili publikisht ka dhënë dorëheqje nga agjencia, pasi Trump ka marrë detyrën më 2017.
Kandidat i përfolur është edhe Michael McFaul, i cili ka qenë këshilltar për Rusinë në Këshillin e Obamës për Siguri Kombëtare. Tani profesor në Universitetin Stanford, McFaul ka qenë ambasador i Obamës në Rusi.
Një tjetër ndihmës i Bidenit që mund të marrë një post kyç është Michael Carpenter, i cili tani udhëheq një institut në Universitetin e Pensilvanisë. Carpenter ka qenë zyrtar i lartë i Pentagonit, që ka mbikëqyrur politikën për Rusinë, Ukrainën, Euro-Azinë dhe Ballkanin. Ai, gjithashtu, ka qenë kritik i zëshëm i Trumpit dhe politikave të tij dhe mbështetës i flaktë i Bidenit.
Ambasadori në Kombet e Bashkuara
Fakti që ky post konsiderohet si pozitë e nivelit të lartë, i befason shpesh njerëzit. Por, është një pozitë diplomatike, që lehtë mund ta rivalizojë atë të sekretarit të Shtetit në dukshmëri. Gjatë luftës në Irak, më 2003, ambasadori John Negroponte ka shfrytëzuar pozicionin e tij, për të ndihmuar në ndërtimin e çështjes për pushtimin e Irakut nga SHBA-ja.
Ambasadorja e Obamës në Kombet e Bashkuara, Samantha Poëer, është konsideruar po ashtu si një nga ambasadorët më me ndikim, kryesisht për shkak të afërsisë me Obamën. Tani profesoreshë në Harvard, Power është edhe këshilltare e fushatës së Bidenit për politikë të jashtme. Disa vëzhgues spekulojnë se ajo mund të kthehet në qeveri. Është e paqartë nëse ajo do të donte të kthehej në Nju Jork si ambasadore e Kombeve të Bashkuara.
Susan Rice është një tjetër emër që qarkullon këtu, por, përsëri, është një post që konfirmohet nga Senati, i cili mund të shkaktojë telashe për të.
Pasi Mike Pompeo është larguar nga agjencia kryesore e inteligjencës amerikane për t’u bërë sekretar i Shtetit, Gina Haspel është zgjedhur drejtore e re.
Edhe pse Haspel mbështetet gjerësisht nga personeli i agjencisë dhe shumë të tjerë në komunitetin e inteligjencës, shumë demokratë dyshojnë në përfshirjen e saj në politikat e marrjes në pyetje, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ato teknika konsiderohet se kanë qenë torturuese. Për këtë arsye, shumë vëzhgues dyshojnë se administrata e Bidenit do ta mbajë në detyrë.
Në mesin e kandidatëve kryesorë për këtë pozitë është Avril Haines, zëvendësdrejtore e CIA-s gjatë administratës Obama – gruaja e parë në histori që ka mbajtur atë pozitë. Haines, e cila ka qenë këshilltare e fushatës së Bidenit, ka shërbyer edhe si zëvendëskëshilltare në Këshillin e Obamës për Siguri Kombëtare.
Pozita të tjera, personel tjetër
Këto janë disa nga pozitat e shquara të politikës së jashtme në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, por ka edhe shumë të tjera që luajnë rol në përcaktimin e politikave ndërkombëtare të SHBA-së: nga sekretari i Thesarit deri te pozitat e nivelit të dytë në departamentet e Shtetit dhe Mbrojtjes.
Figura të tjera të njohura të administratës Obama, që do të garojnë për këto apo poste të tjera, përfshijnë Wendy Sherman, e cila ka qenë nënsekretare e Shtetit për çështjet politike dhe një arkitekte e marrëveshjes bërthamore me Iranin, dhe Jake Sullivan, ndihmës për sigurinë kombëtare në administratën Obama dhe zyrtar i lartë i fushatës së Hillary Clintonit më 2016./ Rel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38