Flash News

Bota

Çfarë ndodhi me ushtarët e zënë rob nga Rusia në Azovstal?

Çfarë ndodhi me ushtarët e zënë rob nga Rusia në

Një muaj më parë, regjimenti ukrainas Azov i vendosur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol u urdhërua nga Kievi që t'i dorëzohej forcave ruse.

Autoritetet ukrainase thanë se kjo ishte mënyra e vetme për të shpëtuar jetën e ushtarëve të Mariupolit, të cilët kaluan muaj të tërë të rrethuar në uzinë nën sulmet e vazhdueshme, pa akses në furnizimet bazë.

Luftëtarët e kapur duhej të ktheheshin në shtëpi përmes shkëmbimit të të burgosurve, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është liruar dhe shumë pak dihet për gjendjen e tyre.

Është mësuar se të burgosurit ukrainas, të mbrojtur nga ligji ndërkombëtar humanitar, mbahen në kushte të këqija, të cilat nuk korrespondojnë me ato të kërkuara nga Konventa e Gjenevës për trajtimin e të burgosurve të luftës dhe të paraburgosurve, shkruajnë mediat e huaja.

Rreth 2,500 ushtarë dhe komandantë ukrainas u morën nga Azovstal në robëri, më shumë se 900 prej tyre nga regjimenti Azov.

Ata u transferuan në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, udhëheqësi i së cilës, Denis Pushilin, deklaroi kohët e fundit se "ka materiale të mjaftueshme për të mbajtur një gjykatë mbi ushtrinë ukrainase" dhe premtoi një gjyq të hapur.

Gjyqe të tilla, përfshirë ato ku prokuroria kërkon dënimin më të lartë, kanë ndodhur në DPR: kohët e fundit, tre ushtarë të huaj të forcave të armatosura ukrainase u dënuan me vdekje.

Komiteti Hetimor Rus ka thënë se do të marrë në pyetje luftëtarët dhe kanë qarkulluar zëra se disa prej tyre po transferoheshin në Rusi. Pala ukrainase nuk mund të konfirmonte nëse të gjithë ukrainasit mbetën apo jo në Donetsk, në territore që nuk janë nën kontrollin e qeverisë ukrainase.

Të fundit