Flash News

Bota

Çfarë po planifikon Ghani? Ish-presidenti afgan në bisedime për t’u rikthyer në Afganistan

Çfarë po planifikon Ghani? Ish-presidenti afgan në bisedime
Në fot: Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani

Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani braktisi Afganistanin mes kaosit për t’u larguar drejt Taxhikistanit, e më vonë destinacioni i tij i fundit ishin Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mediat e huaja raportojnë se, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, Ghani ka dhënë sinjale për një rikthim të mundshëm në Kabul. Ai është shprehur se po bisedon me palët për t’u rikthyer në vend e për të vazhduar përpjekjet për drejtësinë e afganëve.

Ndërkohë, Ghani thekson se arsyeja e largimit dhe strehimit të tij në Emiratet e Bashkuara, është vetëm parandalimi i luftës, pasi situata në të cilën ndodhet sot Afganistani ishte e pritshme.

“Ajo që kishte ndodhur 25 vjet më parë në Afganistan do të ndodhte përsëri. Ishte diçka që duhej shmangur, një zhvillim i turpshëm si ai.

Dinjiteti i Afganistanit ishte i rëndësishëm për mua, dhe kjo duhej të sigurohej, kështu që më duhej të largohesha nga Afganistani për të shmangur gjakderdhje, në mënyrë që të sigurohesha që të parandalohej një fatkeqësi e madhe.

Kur bëhet fjalë për udhëheqjen politike të talebanëve, ishte një dështim nga ana e tyre dhe një dështim nga ana jonë që negociatat nuk çuan në asgjë, procesi i paqes duhet të çojë në përfundimin e luftës.

Aktualisht jam në Emiratet e Bashkuara Arabe në mënyrë që të shmangen fatkeqësitë. Unë jam në konsultim me të tjerët derisa të (mund) të kthehem në mënyrë që të mund të vazhdoj përpjekjet e mia për drejtësi për afganët”, është shprehur ish-presidenti afgan.

Të fundit