Flash News

Bota

Pasi braktisi vendin mes kaosit, ish-presidenti afgan lë Taxhikistanin, ku po fshihet Ghani

Pasi braktisi vendin mes kaosit, ish-presidenti afgan lë Taxhikistanin, ku
Foto/ ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani

Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani i cili braktisi vendin e tij pas pushtimit nga talebanët, është zhvendosur drejt Abu Dhabit, kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mediat e huaja raportojnë se, Ghani u largua fillimisht drejt Taxhikistanit pasi la postin e presidentit në një kohë kur talebanët u rikthyen pas 20 vitesh për të marrë nën kontroll Afganistanin.

Për vendndodhjen e ish-presidentit Ghani nuk dihej asnjë e dhënë prek 15 gushtit. Sipas informacioneve, konfirmohet se Ghani është larguar nga Taxhikistani me një helikopter të mbushur plot me para.

"Katër makina ishin plot me para, ata u përpoqën të fusnin një pjesë tjetër të parave në një helikopter, por jo të gjitha i përshtaten. Dhe disa nga paratë u lanë të shtrira në katin e kaltër," Nikita Ishchenko, një zëdhënës i Ambasadës Ruse në Kabul, tha për agjencinë e lajmeve RIA.

Duke mbrojtur vendimin e tij për të lënë vendin mes trazirave, Ghani në një postim në Facebook tha se ai u largua nga Afganistani për të parandaluar gjakderdhjet.

"Talebanët kishin arritur deri në një pikë që të më hiqnin, ata janë këtu për të sulmuar të gjithë Kabulin dhe njerëzit e Kabulit. Për të shmangur përmbytjen e përgjakshme, mendova se ishte më mirë të dilja jashtë," tha Ghani.

Ndërkohë, Amrullah Saleh është vetëshpallur president i Afganistanit pas largimit të Ashraf Ghanit nga qeverisja.

Të fundit