Flash News

Bota

Fati i zgjedhjeve në SHBA varet nga 5 shtete, ndiqni LIVE rezultatet në garën për president

Fati i zgjedhjeve në SHBA varet nga 5 shtete, ndiqni LIVE rezultatet
Zgjedhjet presidenciale në SHBA

Fati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA tashmë varet nga Xhorxhia, Arizona, Pensilvania, Nevada dhe Karolina e Veriut, 5 shtete në të cilat po vijon ende numërimi i votave.

Përfaqësuesi i demokratëve, Joe Biden, vijon të jetë në avantazh me 264 vota elektorale, ndërkohë që Trump numëron 214 vota elektorale.

Në një deklaratë për mediat, Trump deklaroi në Shtëpinë e Bardhë se se bazuar në votat e ligjshme ai i ka fituar me lehtësi zgjedhjet, por shtoi se manipulimet, fletëvotimet e dorëzuara me vonesë, fletëvotimet e paligjshme bënë që avantazhi i tij në disa shtete të zbehej.

Ai gjithashtu u shpreh se numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate.

“Ne ishim në avantazh në Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani në natën e zgjedhjeve dhe papritmas avantazhi filloi të venitej. Numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate”, tha Presidenti Trump.

Ai deklaroi se do të ketë shumë padi gjyqësore për parregullsitë që, sipas tij, kanë ndodhur në disa shtete dhe se ato mund të përfundojnë në gjykatën më lartë të vendit.

“Ne duam zgjedhje të ndershme, numërim të ndershëm. Do të ketë shumë padi gjyqësore për shkak të parregullsive dhe për shkak se ne nuk mund të kemi zgjedhje të vjedhura. Ndoshta kjo do të shqyrtohet nga gjykata më e lartë e vendit”, tha ai.

Të fundit