Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Fatkeqësia natyrore më e madhe e shekullit për Spanjën, 205 viktima nga përmbytjet
Qendra e Integruar e Koordinimit për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore e rriti dje numrin e viktimave në Komunitetin e Valencias në 202, pas pasojave të rënda të stuhisë DANA, e cilësuar si një ndër fatkeqësitë më të mëdha natyrore të shekullit në Spanjë.
Së bashku me tre viktima të tjera nga Castilla-La Mancha dhe Andaluzia, bilanci i të vdekurve arriti të paktën 205 persona.
Ndërkohë, operacionet e kërkimit për të zhdukurit dhe riparimi i dëmeve në banesa, rrugë dhe infrastrukturë vazhdojnë intensivisht.
Ministria e Brendshme njoftoi se ka dërguar mbi 4,473 forca policore në zonat e prekura për të ndihmuar popullatën dhe për të mbikëqyrur rendin.
Nga ana e saj, Garda Civile ka angazhuar 2,667 agjentë që deri tani kanë kryer mbi 3,600 operacione shpëtimi dhe ndihme, si dhe kanë asistuar në parandalimin e akteve kriminale dhe në identifikimin e viktimave.
Prej të mërkurës, mjekët ligjorë kanë përfunduar 162 autopsi të viktimave, nga të cilat 39 janë identifikuar plotësisht përmes gjurmëve të gishtave.
Të dhënat e përditësuara nga Qendra e Integruar e të Dhënave në Komunitetin e Valencias pasqyrojnë përmasat e jashtëzakonshme të kësaj tragjedie dhe përpjekjet për t’u përballur me emergjencën.