Flash News

Bota

Fejohet vajza e Donald Trump, në ditën e fundit të tij si president

Fejohet vajza e Donald Trump, në ditën e fundit të tij si

Tiffany Trump, vajza e vogël e presidentit Donald Trump, njoftoi fejesën e saj me Michael Boulos ditën e djeshme, njëkohësisht dita e fundit e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Tiffany postoi në Instagram, një imazh të saj dhe Boulos duke qëndruar në kolonadën e Shtëpisë së Bardhë, me unazën e fejesës në gishtin e saj, ndërsa shkruante:

"Ka qenë një nder të festoja shumë momente historike, dhe të krijojakujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asgjë nga keta nuk ishte më e veçantë se fejesa me të fejuarin tim të mrekullueshëm Michael! Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin tjetër!"

Tiffany është fëmija i vetëm i presidentit dhe gruas së tij të dytë, Marla Maples, e cila u rrit kryesisht nga Maples në Kaliforni. Ajo u diplomua nga Shkolla e Drejtësisë në Georgetoën në maj të vitit 2020, dhe megjithëse kishte mbajtur një profil të ulët gjatë katër viteve të fundit krahasuar me vëllezërit e motrën e saj, ajo hyri në qendër të vëmendjes politike gjatë verës kur foli në Konventën Kombëtare të Republikës.

Të fundit