Flash News

Bota

Festimet e francezëve pas fitores ndaj Marokut sjellin trazira/ Humb jetën një 14-vjeçar, mbi 100 të arrestuar

Festimet e francezëve pas fitores ndaj Marokut sjellin trazira/ Humb

Festimet e francezëve pasi kombëtarja e tyre mundi Markoun sollën trazira në Paris. Duke valëvitur flamurin trengjyrësh dhe duke ndezur fishekzjarrë, francezët festuan në rrugët e qyteteve.

Mes festimeve ndodhi edhe një incident i rëndë. Një makinë e cila hyri në mes të turmës në Montpellier aksidentoi një 14-vjeçar, i cili humbi jetën në spital.

Rreth 10,000 policë u mobilizuan në të gjithë Francën, ndërsa autoritetet shqetësoheshin për përplasjet e mundshme midis mbështetësve francezë dhe atyre që mbështesin koloninë e dikurshme të Afrikës së Veriut.

Ndërkohë më shumë se 100 personash u arrestuan, 40 pret cilëve, për mbajtjen e sendeve të ndaluara.

Burimi: France 24

 

Të fundit