Flash News

Bota

Finalja e Champions League/ Ndeshja zhvendoset nga Stambolli në Portugali, sa tifozë do të lejohen

Finalja e Champions League/ Ndeshja zhvendoset nga Stambolli në Portugali,
Foto ilustruese

Finalja e madhe e Champions-it në 29 maj midis Mançester Sitit dhe Çelsit do të zhvillohet në stadiumin e skuadrës së Portos, “Do Dragao”.

Vendimi tashmë është zyrtarizuar dhe është bërë me dije nga UEFA. Kjo sfidë do të luhet me praninë e spektatorëve, ku numri i tifozëve do të jetë 12 mijë veta, 6 mijë për secilën skuadër. Ndërkohë stadiumi ka kapacitet për 50 mijë persona.

Finalja ishte e programuar për tu zhvilluar në stadiumin “Ataturk” të Stambollit ose në “Wembley”, por së fundmi UEFA ka vendosur për të zhvilluar ndeshjen finale në stadiumin “Do Dragao”.

Vendimi vjen pas vështirësive për të udhëtuar tifozët drejt Stambollit, pasi Britania e ka vënë Turqinë në listën e kuqe për rastet me Covid-19.

Të fundit