Flash News

Bota

"Firmat amerikane po dërgojnë tanke me kimikate në Ukrainë", Pentagoni mohon akuzat ruse

"Firmat amerikane po dërgojnë tanke me kimikate në

Pentagoni ka mohuar kategorikisht akuzat ruse se firmat private amerikane të sigurisë po dërgojnë kimikate në Ukrainë.

Të martën, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se kompanitë amerikane dërguan "tanke me përbërës kimikë të paidentifikuar" në Ukrainën lindore të shkatërruar nga lufta për të "kryer provokime", sipas mediave shtetërore ruse.

Kur u pyet në lidhje me komentet e Moskës, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby tha se akuza e Shoigut ishte "plotësisht e rreme", raporton mediat e huaja.

Shoigu pretendoi gjithashtu se 120 punonjës të firmave amerikane po operojnë në dy fshatra të Ukrainës, duke trajnuar trupa dhe duke ngritur pozicione zjarri në ndërtesa banimi dhe objekte të ndryshme.

Një grumbullim i supozuar i trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën në fillim të këtij muaji ngjalli frikën për një pushtim të mundshëm. Kremlini mohon se po planifikon një inkursion në Ukrainë. Moska fajëson Shtetet e Bashkuara dhe zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore për nxitjen e tensioneve.

Të fundit