Flash News

Bota

Fitoi Nobelin për Paqe, politikania nga Venezuela: Ja dedikoj çmimin presidentit Trump!

Fitoi Nobelin për Paqe, politikania nga Venezuela: Ja dedikoj çmimin

Liderja e opozitës dhe aktivistja e demokracisë në Venezuelë, Maria Corina Machado, e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025, ka deklaruar se ja dedikon çmimin ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetin social "X",  Machado thotë se i dedikon çmimin popullit që vuan në Venezuelë dhe Presidentit Trump për mbështetjen ndaj kauzave të tyre. 

Machado vlerëson se mbështetja e Trumpit dhe e SHBA-ve ka qenë kyçe në përpjekjet për vendosjen e demokracisë në Venezuelë, një vend prej kohësh nën një regjim autoritar.

"Ia dedikoj këtë çmim popullit të vuajtur të Venezuelës dhe Presidentit Trump për mbështetjen e tij vendimtare ndaj kauzës sonë. Jemi në prag të fitores dhe sot, më shumë se kurrë, mbështetemi te Presidenti Trump, populli amerikan, popujt e Amerikës Latine dhe kombet demokratike të botës si aleatët tanë kryesorë për të arritur lirinë dhe demokracinë," shkruan Machado.

Fitoi Nobelin për Paqe, politikania nga Venezuela: Ja dedikoj çmimin
Postimi

Deklarata ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, nisur nga fakti se Shtëpia e Bardhë reagoi me tone të ashpra pasi çmimi ju dha Machados dhe jo vetë presidentit Trump. Ky i fundit kishte kohë që pretendonte se e meriton këtë çmim prestigjioz, duke e quajtur veten një faktor kyç në nxitjen e paqes në Lindjen e Mesme. Që në mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ai deklaronte se “shumë njerëz” mendonin se ishte i denjë për Nobelin.

Sa i takon, Machados ajo është figura më e spikatur e opozitës kundër regjimit të Nicolás Maduro në Venezuelë dhe ka udhëhequr prej vitesh një lëvizje për kthimin e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira në vend. 

Të fundit