Flash News

KRYESORE

Fjalimi i fitores/ Donald Trump flet si Presidenti i SHBA-ve: Fituam votën popullore, do luftoj çdo ditë për ju

Fjalimi i fitores/ Donald Trump flet si Presidenti i SHBA-ve: Fituam votën

Donald Trump ka mbajtur fjalimin e fitores si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Para mbështetësve të tij në West Palm Beach, krah bashkëshortes Melanie Trump, ai deklaroi se kishin arritur një rezultat të jashtëzakonshëm duke fituar votë popullore.

Trump tha se tashmë është koha që ai të luftojë çdo ditë për amerikanët.

Trump: Ne kemi arritur nivelet më të jashtëzakonshme politike, a nuk është një çmenduri. Vendi ynë nuk e ka parë më parë një gjë të tillë, falenderoj amerikanët, që zgjodhët presidentin e 47 dhe 48 do të luftoj për të ardhme tuaja. Çdo ditë do të luftoj për ju. Nuk do të pushoj derisa të kemi tejçuar Amerikën në prosperitet, atë që e meritoni. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish. Kemi fituar shtetet e fushëbetejës, tani jemi duke fituar në vendet e tjera kritike. Na bën edhe ne të kemi… nuk kishte rrugë tjetër drejt fitores. Kemi fituar votën popullore, është e jashtëzakonshme.

Të fundit