Flash News

Bota

Fjalimi i presidentit të Ukrainës para nisjes së agresionit rus: Kur të sulmoni, do të shihni fytyrat tona dhe jo shpinën

Fjalimi i presidentit të Ukrainës para nisjes së agresionit rus:

Disa orë para se Rusia të sulmonte Ukrainën, presidenti Volodymyr Zelenskyy iu drejtua kombit të tij me një fjalim emocionues, raportojnë mediat e huaja.

Ai ka deklaruar se Ukraina do të mbrohet, ndërsa shton se lufta është një fatkeqësi e madhe. Teksa rendit pasohat, Zelenskyy shpreh bindjen se as rusët nuk e duan një situatë të tillë.

Pjesë nga fjalimi i presidentit të Ukrainës:

Ne e dimë me siguri se nuk kemi nevojë për luftë. Jo një luftë e ftohtë, jo një luftë e nxehtë. Jo një hibrid. Por nëse do të sulmohemi nga trupat [armik], nëse ata përpiqen të na heqin vendin tonë, lirinë tonë, jetën tonë, jetën e fëmijëve tanë, ne do të mbrohemi. Jo të sulmojmë, por të mbrohemi. Dhe kur do të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën, por fytyrat tona.

Lufta është një fatkeqësi e madhe dhe kjo fatkeqësi ka një çmim të lartë. Me çdo kuptim të kësaj fjale. Njerëzit humbasin paratë, reputacionin, cilësinë e jetës, humbin lirinë. Por gjëja kryesore është që njerëzit humbasin të dashurit e tyre, ata humbasin veten.

Ata ju thanë se Ukraina është një kërcënim për Rusinë. Nuk ishte kështu në të kaluarën, as në të tashmen, nuk do të jetë në të ardhmen. Ju kërkoni garanci sigurie nga NATO, por ne kërkojmë edhe garanci sigurie. Siguria për Ukrainën nga ju, nga Rusia dhe garanci të tjera të memorandumit të Budapestit.

Por qëllimi ynë kryesor është paqja në Ukrainë dhe siguria e popullit tonë, ukrainasve. Për këtë, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me këdo, duke përfshirë edhe ju, në çdo format, në çdo platformë. Lufta do t'i heqë garancitë [sigurisë] nga të gjithë – askush nuk do të ketë më garanci për sigurinë. Kush do të vuajë më shumë prej saj? Njerezit. Kush nuk e dëshiron më shumë? Njerezit! Kush mund ta ndalojë? Njerezit. Por a ka nga ata njerëz mes jush? Jam i sigurt.

E di që ata [shteti rus] nuk do ta shfaqin deklaratën time në TV rus, por populli rus duhet ta shohë atë. Ata duhet të dinë të vërtetën, dhe e vërteta është se është koha për të ndaluar tani, para se të jetë tepër vonë.

Të fundit