Flash News

Bota

Flakët "pushtojnë" shumë shtete/ Në Turqi situata mbetet serioze, humbin jetën disa persona

Flakët "pushtojnë" shumë shtete/ Në Turqi situata

Disa shtete janë "pushtuar" nga flakët. Vatra të mëdha zjarri janë raportuar në Greqi, Itali, Turqi dhe Spanjë ditët e fundit. Problematike situata vazhdon të raportohet në Turqi, ku si pasojë e flakëve kanë humbur jetën katër persona, mes tyre një vullnetar.

Vatrat janë ende aktive në pyjore në zonat e banuara dhe destinacionet turistike në Turqinë jugore. Banorët e disa fshatrave janë evakuuar. Dhjetëra shtëpi, tokë dhe stalla në shumë fshatra janë djegur.

Zjarri i parë shpërtheu të mërkurën në një pyll të Manavgat, në provincën e Antalisë. Një hotel në qytetin turistik të Bodrum u evakuua gjithashtu. Shumë persona janë paraqitur në spital, pasi kanë probleme me frymëmarrjen

Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre edhe në disa zona të Greqisë, ditët e fundit. Një zonë në veri të Athinës, zjarri shkrumboi disa shtëpi.

Zjarret në pyje janë një dukuri e zakonshme në Greqi gjatë verës, por ka shqetësime se ndryshimi i klimës po përkeqëson situatën. Një tjketër alarm u dha dje, pasi flakët "pushtuan" Kifissia-n.

Flakët "pushtojnë" shumë shtete/ Në Turqi situata

Flakët "pushtojnë" shumë shtete/ Në Turqi situata

Flakët "pushtojnë" shumë shtete/ Në Turqi situata

 

Të fundit