Flash News

Bota

Florida po përballet me valën më vdekjeprurëse të pandemisë, tejmbushen spitalet

Florida po përballet me valën më vdekjeprurëse të

Florida është në kthetrat e valës së saj më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë Covid-19. Mediat e huaja e përshkruajnë si një katastrofë të nxitur nga varianti delta.

Ndërsa shkalla e vaksinimit të Floridës është pak më e lartë se mesatarja kombëtare, ky shtet ka një popullsi të madhe të të moshuarve, të cilët janë veçanërisht të prekshëm nga virusi.

Nga mesi i gushtit, Florida kishte mesatarisht 244 vdekje në ditë, nga vetëm 23 që ishin në fund të qershorit. Spitaleve u është dashur të marrin me qira kamionë me frigorifer, ndërsa shtëpitë mortore janë tejmbushur.

Por pavarëisht se numri mbetet i lartë, ka shënuar një rënie gjatë dy javëve të fundit.

Të fundit