Flash News

Bota

Fluks prurjesh nga Afrika, rreth 600 emigrantë shpëtohen në një varkë peshkimi në Siçili

Fluks prurjesh nga Afrika, rreth 600 emigrantë shpëtohen në

Rreth 600 emigrantë janë shpëtuar nga rojet bregdetare italiane sepse ishin në rrezik në një varkë peshkimi pranë Siçilisë. Sipas mediave italiane, operacioni nga grupet e shpëtimit ka qenë i vështirë si pasojë e motit të keq.

Në bord kanë arritur të zbresin 111 emigrantë ndërsa pritet që pjesa tjetër e tyre që kanë hipur në anijen Libeçio të Marinës të mbërrijnë sot në Siçili. Mësohet se emigrantët e shpëtuar ishin nisur nga Egjipti, Eritre, Etiopi, Nigeri, Palestinë, Sudan, Somali. 

Ministria e Brendshme e Italisë ka numëruar më shumë se 32,700 ardhje emigrantësh nga deti deri më tani këtë vit, nga rreth 7,900 në të njëjtën periudhë në 2022.

Javën e kaluar qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar për shkak të rritjes së flukseve të migracionit në Mesdheun qendror.

Të fundit