All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Fluturimi i parë i riatdhesimit, Iraku do të kthejë në Bagdad emigrantët e bllokuar në kufirin Poloni-Bjellorusi

All - Paragraf - 1

Fluturimi i parë i riatdhesimit, Iraku do të kthejë në

Qeveria irakiane ka thënë se fluturimi i parë për të riatdhesuar shtetasit e saj, të cilët janë në mesin e emigrantëve të bllokuar në kufirin Bjellorusi-Poloni, do të organizohet të enjten "në baza vullnetare".

All - Paragraf - 3

"Iraku do të kryejë një fluturim të parë për ata që dëshirojnë të kthehen vullnetarisht në shtëpi më 18 të këtij muaji" nga Bjellorusia, njoftoi zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme Ahmed al-Sahaf, raprtojnë mediat e huaja.

Njoftimi i Bagdadit vjen ndërsa ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën për të zgjatur sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë vitin e kaluar pas represionit kundër kundërshtarëve të regjimit të Lukashenkos.

Kontakti i parë i nivelit të lartë midis Brukselit dhe Minskut që nga fillimi i krizës në kufirin lindor të BE-së u zhvillua të dielën. Udhëheqësi autokratik i Bjellorusisë akuzohet se ka orkestruar qëllimisht fluksin e emigrantëve për të dëmtuar bllokun.

Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell foli me ministrin e Jashtëm bjellorus Vladimir Makei. Më pas ai e cilësoi situatën humanitare në kufi si “të pasigurt”.

Makei tha se çdo sanksion që synon vendin e tij do të ishte "i pashpresë" dhe "kundërproduktiv".

Polonia, Lituania dhe Letonia po konsiderojnë t'i kërkojnë NATO-s të zhvillojë bisedime urgjente në mes të një krize migracioni në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, citohet të ketë thënë kryeministri i Polonisë të dielën.

Javën e kaluar kriza humanitare u zgjerua në një përplasje gjeopolitike midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara nga njëra anë, dhe Bjellorusisë së mbështetur nga Rusia nga ana tjetër.

Të fundit