Flash News

Bota

FMN pesimiste: Viti 2023 do të jetë më i vështirë për ekonominë sesa 2022-shi

FMN pesimiste: Viti 2023 do të jetë më i vështirë

Ky vit do të jetë më i vështirë se 2022-shi për pjesën më të madhe të ekonomisë globale pasi Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kina do përballen me ngadalësim të rritjes, ka paralajmëruar drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Georgieva tha se viti 2023 do të jetë një “vit i vështirë”, ku një e treta e ekonomive të botës pritet të jenë në recesion.

“Pse? Sepse tre ekonomitë e mëdha, SHBA, BE, Kina, po ngadalësohen të gjitha njëkohësisht”, tha Georgieva.

Vlerësimi vjen pasi FMN-ja në tetor uli parashikimin e saj të rritjes globale në 2.7 për qind, nga 2.9 për qind që ishte parashikuar në korrik, mes erërave të kundërta përfshirë luftën në Ukrainë dhe rritjes së ndjeshme të normave të interesit.

Georgieva tha se ajo priste që rritja e Kinës të përmirësohej deri në fund të vitit, por ka shqetësime për trajektoren e saj afatgjatë.

Ndërkohë, BE-ja është goditur veçanërisht rëndë nga lufta në Ukrainë, me gjysmën e bllokut që pritet të jetë në recesion këtë vit, tha Georgieva.

Shefi i FMN-së tha, megjithatë, se ekonomia amerikane ka spikatur për qëndrueshmërinë e saj dhe mund të shmangë plotësisht tkurrjen këtë vit.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit