Flash News

Bota

Forcat ruse përgatiten për ofensivë të madhe në lindje/ Zelensky: Ne jemi gati! Kuleba: Bisedimet, të vështira pas mizorive

Forcat ruse përgatiten për ofensivë të madhe në lindje/

Autoritetet ukrainase po përgatiten për një ofensivë të madhe të parashikuar në lindje të vendit, ndërsa një gjeneral të ri ka nisur të drejtojë forcat ruse.

Gjatë një fjalimi mbrëmjen e djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia do të nisë veprime luftarake në shkallë të plotë në lindje, por tha: "ne jemi gati".

Ai gjithashtu akuzoi udhëheqjen ruse për "gënjeshtër" në një përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë për luftën. “Ata kanë shkatërruar jetët e miliona njerëzve. Ata filluan një luftë në shkallë të gjerë dhe sillen sikur ne jemi fajtorë për këtë”, tha Zelensky ai.

Sa i përket bisedimeve Rusi-Ukrainë, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha dje se do të ishte "jashtëzakonisht e vështirë" të mendohej edhe për negociatat pas mizorive ruse, duke përmendur Kramatorsk dhe qytetin e Bucha, ku kryebashkiaku vlerëson se rreth 300 njerëz humbën jetën.

Megjithatë, tha Kuleba, nëse bisedimet mund të ndihmojnë në parandalimin e "të paktën një masakër... duhet ta shfrytëzoj këtë mundësi."

Burimi: CNN

 

Të fundit