Flash News

Bota

Forcat ruse u plagosën në Belgorod pas 'përdorimit të gabuar të granatës nga ushtari'

Forcat ruse u plagosën në Belgorod pas 'përdorimit të

Një shpërthim ka ndodhur në rajonin e Belogradit në Rusi, i cili ndodhet pranë kufirit me Ukrainën. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cilat raportojnë për tre të vrarë dhe 13 të plagosur në shpërthimin e municioneve në Belgorod pas ‘përdorimit të gabuar të granatës nga ushtari’.

Autoritetet thanë më herët se 10 ushtarakë rusë u plagosën në shpërthimin në një qendër kulturore në rajonin e Belgorodit, që është vendndodhja e disa bazave ushtarake ruse dhe terreneve stërvitore.Kanalet 112 dhe Baza Telegram, të cilat janë të lidhura me agjencitë ruse të zbatimit të ligjit, thanë se të vdekurit dhe të plagosurit ishin rekrutët rusë të cilët u thirrën për të luftuar në Ukrainë, nën nxitjen e mobilizimit të Rusisë, të shpallur shtatorin e kaluar.

Ata raportuan se shpërthimi ndodhi pasi një ushtar keqpërdori një granatë, në një qendër kulturore lokale, që ishte shndërruar për të ruajtur municione.

Të fundit